“Wizz Air’ realizon në prill fluturimin e parë nga aeroporti “Adem Jashari”

Lajme

“Wizz Air’ realizon në prill fluturimin e parë nga aeroporti “Adem Jashari”

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 10:57
Driton Hyseni menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut

Nga 7 prilli i vitit 2017, dy herë në javë do të ketë fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” me kompaninë hungareze të fluturimeve “Wizz Air”.

Driton Hyseni menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut tha se fluturimet e “Wizz Air” do të  fillojnë nga 7 prilli i vitit 2017 dhe se  kjo është një arritje shumë pozitive për ne.

Ai tha se “Wizz Air” është një nga kompanitë më të suksesshme në Evropë, dhe se ka përkrahjen e kompanisë “Limak”.

Ndërsa George Michalopoulos kryeshef komercial i “Wizz Air”,  tha se si kompani kanë qenë në kërkim të një  aeroporti siç është ai i  Prishtinës.

Ai tha se kompania “Wizz Air” është kompania më e madhe që ofron shërbime, ku në 12 muajt e fundit ka bartur rreth 22 milionë udhëtarë.

Michalopoulos tha se kjo kompani ajrore ka mbi 3 mijë të punësuar dhe shërben në Shkup e Podgoricë.

Ai tha se beson që kjo do të ndikojë në rritje të turizmit.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës së bashku me kompaninë ajrore “Wizz Air”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat