Ndërron jetë profesoresha e Farmacisë, Dafina Mulla

Lajme

Ndërron jetë profesoresha e Farmacisë, Dafina Mulla

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 12:27
Dafina Mulla

Ka ndërruar jetë profesoresha e degës së Farmacisë, Dafina Mulla, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria.

Mulla ka qenë profesoreshë e degës së Farmacisë në Universitetin e Prishtinës.

Njoftimin për varrimin e profesoreshës e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e saj.

“Të nderuar kolegë,

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë kolegia jonë e dashur Prof.Ass. Dafina Mulla, profesoreshë në Degën  e Farmacisë. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e shtunë), më 24.12.2016 në ora 12 në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria”- thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat