Aleanca për Shqiptarët: Politika serbe shumë larg konceptit evropian

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Politika serbe shumë larg konceptit evropian

Më: 5 janar 2017 Në ora: 13:25
APSH logo

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dje u arrestua nga autoritetet e Francës pas një flet-arresti të lëshuar nga Serbia. Për këtë akt, Aleanca për Shqiptarët e Maqedonisë ka thënë se Serbia është shumë larg konceptit evropian.

”Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë, është një presedan dhe skandal diplomatik ndërkombëtar aq më tepër duke ju rreferuar fletë-arrestit të Serbisë. Serbisë si duket nuk i mjafton as verdikti i pafajësisë nga Tribunali i Hagës, i cili e shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn për ta ndryshuar konceptin e sistemit juridik ndaj këtyre fletë-arresteve ndaj shumë personaliteteve kosovare. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që të pezullojë çdo lloj bisedimesh me Serbinë, përderisa Serbia ta kuptoj realitetin politik rajonal dhe ti heq flet-arrestet për të gjithë personalitet e Kosovës të cilët janë mbi 150. Po ashtu, ju bëjmë thirrje edhe institucioneve ndërkombëtare të Bashkimit Evropian siç është Europol dhe Eurojust, të mos i marrin parasyshë aspak fletarrestet tendencioze dhe politike të Serbisë.” reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat