Kosova pjesë e konferencës Botërore për mjedis

Lajme

Kosova pjesë e konferencës Botërore për mjedis

Nga: A.M. Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:26
Konferenca botërore për mjedis “Clean World Conference 2017 – Connecting Heroes”

Kosova pjesë e konferencës botërore për mjedis “Clean World Conference 2017 – Connecting Heroes” e lëvizjes botërore për mjedis e cila po mbahet në Estoni e organizuar nga lëvizja globale “Let’s Do It Ëorld” nga 26-29 Janar 2017.

Kosova në këtë konferencë përfaqësohet nga anëtarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” së bashku me zyrtarë nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, e që është pjesë e levizjës globale “Let’s Do It World” që nga viti 2012, dhe që nga atëherë ka organizuar shumë aktivitete në funksion të ruajtjes dhe mbrojtës së mjedisit në Kosovë.

"Konferenca u hap nga Presidentja e Estonisë znj. Kersti Kaljulaid, dhe po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe organizatat mbështetëse të aktiviteteve mjedisore si: “International Solid Waste Association”, “National Geographic Emerging Explorer” “JCI”, “ Zero Waste mangment” etj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë mbi 200 pjesëmarrës nga 67 shtete të Botës të cilët për tre  ditë do të shkëmbejnë informacione rreth aktiviteteve si dhe do të hartojnë strategjinë për organizimin e ditës së pastrimit të Botës e cila është caktuar me 8 shtator 2018 ditë në të cilën synohet pjesëmarrja e mbi 300 milion vullnetarëve në tërë Botën. Në konferencë gjithashtu u diskutua edhe aspekti i përkrahjes institucionale si një ndër faktorët kyç.

Kosova vazhdon të përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit andaj mobilizimi i të gjithë akterëve dhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve do të ndikoj që ky problem të adresohet dhe zgjidhet.

Pas kthimit në Kosovë do të fillohet me përgatitjet për organizimin sa më të mirë të aksionit të pastrimit ku synohet mobilizimi I mbi 100 mijë qytetarëve për ditën e pastrimit në Kosovë", thuhet në njoftimin për media./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat