Gjuriq: Përgatitej sulm ndaj serbëve në Mitrovicë, ja kush e ndaloi

Lajme

Gjuriq: Përgatitej sulm ndaj serbëve në Mitrovicë, ja kush e ndaloi

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 22:31
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se ditëve të fundit ishte një plan që kishte për qellim për të krijuar kushte, për siç tha ai të “përgatitjes së një sulmi të ri kundër serbëve në Kosovë dhe se atë e parandaloi kryeministri Aleksandar Vuçiq”.

"Vendi ynë ditët e fundit ka qenë objekt i një agjende politike cinike dhe intrige, e cila kishte për qëllim për të krijuar kushte politike për diçka që do të ishte një masakër e re kundër serbëve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, që sipas tij justifikim i kësaj ishte një çështje komunale në Mitrovicë “një mur mbajtës, që është rënë dakord tashmë për të lëvizur dy metra prapa", tha Gjuriq për mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat