Abdullahu: Kërcënimet ndaj deputetëve të papranueshme

Lajme

Abdullahu: Kërcënimet ndaj deputetëve të papranueshme

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:03
Faton Abdullahu

Një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës thonë se kohët e fundit i janë nënshtruar presioneve, kërcënimeve si dhe thirrjeve publike për të mos votuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi. Përkundër kësaj, zyrtarë të qeverisë nuk kanë informacione për kërcënime eventuale
Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë se Kosovës, megjithatë për Radion Evropa e Lirë, është shprehur se kërcënimet eventuale janë të papranueshme të “rrezikshme dhe destabilizuese”

“Si qeveri konsiderojmë se ne jemi në proces e sipër për të përfunduar këtë çështje dhe pastaj janë kuvendarët që do të vendosin. Kuvendarët duhet të vendosin lirshëm duke u bazuar në ndërgjegjen e tyre lirshëm, duke i kalkuluar të gjitha informacionet që i kanë për të votuar për interesat e Kosovës, për interesat e qytetarëve. Është e vërteta, janë faktet ato që e mbrojnë Kosovën dhe interesat e Kosovës dhe në asnjë mënyrë kërcënimet të cilat konsiderojmë se janë të papranueshme”, thënë Abdullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat