Serbia në panikë nga Kosova, stërvitje urgjente e ushtrisë serbe

Lajme

Serbia në panikë nga Kosova, stërvitje urgjente e ushtrisë serbe

Më: 7 mars 2017 Në ora: 22:48
Ushtria serbe

Më urdhër të ministrit serb të Mbrojtjes dhe me vendim të presidentit të Serbisë të hënën ka nisur kontrolli i aftësive operacionale të njësive të Ushtrisë së Serbisë.

Bëhet fjalë për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme, e paparalajmëruar dhe inspektim në terren të aftësive operacionale të një pjese të forcave për reagim emergjent, i cili do të realizohet më 9 mars në shumë lokacione në Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

Kontrolli i aftësive operacionale ka filluar me dhënien e alarmit nga Qendra Operative të sistemit qendror të Mbrojtjes, ku kanë marrë pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral Lubisha Dikoviq.

Në kuadër të aktiviteteve ushtruese do të realizohen marshe të kombinuara të njësive, gjuajtje luftarake dhe zgjidhje të situatave të supozuara luftarake me veprime speciale efektive.

Nuk dihet nëse ky urdhër vjen pas paralajmërimit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat