Vajza vrau veten sepse e tallnin, babai shpërndan foto të çasteve të fundit në jetë

Lajme

Vajza vrau veten sepse e tallnin, babai shpërndan foto të çasteve të fundit në jetë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 09:50
Babai me vajzën e tij

Një baba ka marrë vendimin e vështirë të publikimit të fotove të vajzës së tij, në atë që do të ishte 18-vjetori i saj.

Juli Derbyshire, e cila ishte 16 vjeçe kur u shkrepën fotot, vdiq më 19 tetor të vitit 2015, pasi tentoi të vriste veten. 

Ajo jetoi 5 ditë pas incidentit, derisa babai i saj Adrian vendosi të shkëpusë tubat që e mbanin në jetë, duke qenë se nuk kishte asnjë shpresë jete. Fotot e publikuara janë shkrepur pak minuta para vdekjes.

Mediat britanike kanë shkruar se vajza tentoi vetëvrasjen pas talljeve që i bëheshin në shkollë.

Vetë i ati i shpërndau fotot në kuadër të nismave kundër bullizmit pas vdekjes së saj, si dhe për të ndaluar vetëvrasjen te të rinjtë. 

“Të shpërndaja këto foto ishte një nga vendimet më të vështira në jetën time. I bëra këto foto pak para vdekjes së vajzës sime dhe nuk i kam parë kurrë deri sot. Por doja t’i postoja për të ndaluar vetëvrasjen dhe bullizmin e të rinjve. Në vend që të hapja shampanjën me vajzën time, vendosa lule te varri i saj”,- tha ai për “The Mirror”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat