Nëna e profesor Kelly, tregon pse fëmijët u futën në dhomë gjatë intervistës

Lajme

Nëna e profesor Kelly, tregon pse fëmijët u futën në dhomë gjatë intervistës

Më: 11 mars 2017 Në ora: 22:35
Korrespondenti i BBC, profesor Robert Kelly me familjen

Mos punoni me fëmijët apo kafshët. Kjo është një nga rregullat e para të televizionit. Ndoshta sekreti i dytë është: mbylleni derën kur keni të bëni një lidhje direkte nga shtëpia.

Përndryshe do të përfundoni njësoj si korrespondenti i BBC, profesor Robert Kelly që kishte një lidhje direkte nga Busan për të folur për një çështje serioze, si nxjerrja para gjyqit e presidentes së Koresë Jugore.

Fëmijët e tij nuk u brengosën fare për këtë.

E ëma e Kelly ka folur se pse të vegjlit u futën në dhomën ku po fliste i ati, për tu bërë më pas hit nëpër rrjetet sociale.

“Robert zakonisht zhvillon biseda në Skype nga zyra e tij me neve në shtëpi, nga aty ku e bëri intervistën”.

“Fëmijët me gjasë dëgjuan zërat që vinin nga kompjuteri dhe menduan se jemi ne”.

“Ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë e ëma e profesor Kelly.Ajo theksoi se është krenare me të birin, por që pati një këshillë të vogël: “Në jetë ndodh gjithçka, por mësimi që duhet nxjerr nga kjo, është, të mbyllet porta".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat