Nis me vonesë tubimi i SNS-së në Leposaviq

Lajme

Nis me vonesë tubimi i SNS-së në Leposaviq

Më: 29 mars 2017 Në ora: 13:32
Tubimi ne Leposaviq

Tubimi elektoral i Partisë Përparimtare serbe (SNS) i paraparë të fillojë sot në ora 11:00 në Leposaviq, ka filluar para pak minutash, bëjnë të ditur burime të medias.

Sipas këtyre burimeve, shkaku i shtyrjes është pritja e qytetarëve serbë të cilët janë nisur nga qytetet e ndryshme të Kosovës.

Mësohet se në këtë tubim po marrin pjesë rreth 2 mijë simpatizantë të kësaj partie, ndërsa shumë prej tyre kanë mbetur jashtë për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në palestrën e sporteve të këtij qyteti.

Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, njëherit nënkryetar i Partisë Përparimtare serbe (SNS), Marko Gjuriq, ka potencuar se pengimi i ardhjes së serbëve në mbështetje të kryeministrit të tyre Vuçiç, paraqet shkelje elementare të të drejtave të njeriut.

“Shohim se institucionet e Prishtinës nuk janë funksionale, sepse nuk kemi vërejtur që ndonjë pjesëtar i policisë ka provuar të mundësojë kalimin e qytetarëve”, ka thënë Gjuriq.

Përveç tij, në këtë tubim po marrin pjesë edhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie Nikolla Selakoviq dhe Branisllav Gashiq, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie si nga Kosova, ashtu edhe Serbia. Ndryshe, Gjuriq më herët ka deklaruar para gazetarëve se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës nga ana e Prishtinës, paraqesin sulm ndaj serbëve të këtushëm, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe të drejtën e tyre për të votuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat