18 vjet nga masakra e Rezallës

Lajme

18 vjet nga masakra e Rezallës

Më: 5 prill 2017 Në ora: 07:32
Rezallë

Sot bëhen 18 vjet nga masakra e Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.

Pas identifikimeve të fundit, janë edhe 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ku 8 janë nga data 5 prill 1999, pra të zhdukur në të njëjtën datë më 28 personat që u rivarrosën dy vjet më parë.

Trupat e tyre të pajetë u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve .

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konflikit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat