Djali i vëllait të Tahir Zemajt publikon foto ekskluzive nga dhënia e betimit në QSU Papaj: Historia s'mund të ndryshohet!

Lajme

Djali i vëllait të Tahir Zemajt publikon foto ekskluzive nga dhënia e betimit në QSU Papaj: Historia s'mund të ndryshohet!

Nga: A. Zh Më: 10 prill 2017 Në ora: 13:35
Pamje nga dhënia e Betimit në QSU Papaj me datën 21 qershor 1998

Astrit Zemaj, djali i vëllait të ish-kolonelit Tahir Zemaj, ka thënë se historia nuk duhet të ndryshohet.

Ai publikuar për herë të parë një fotografi nga dhënia e betimit në QSU Papaj me datën 21 qershor 1998. 

Në foton e publikuar, përkrah kolonelit, shihen eprorët e Fadil Hadergjonaj Bjeshka, Musa Gjakova, Ahmet Alishani, Heroi Lumni Surdulli, si dhe personalitetet më të spikatura të luftës dhe Betejës së mëvonshme të Kosharës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Zemajt:

VETËM PËR HIRË TË SË VERTETËS

Foto botohët për herë të parë, historia nuk ndryshohët.

Pamje nga dhënja e Betimit në QSU Papaj me datën 21 qershor 1998. 
Komandanti i Njesive Operative nën komandën e Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel TAHIR ZEMAJ.
Konkretisht: Brigadat e para Operative, Brigada 134 dhe berthamat e Brigadave 131 dhe 133.

Në krahun e kolonelit kur është shkrepur kjo foto shihen edhe eprorët:Fadil Hadergjonaj Bjeshka, Musa Gjakova, Ahmet Alishani, Heroi Lumni Surdulli, vajza e ish eprorit Qazim Jakupi, Leonora e cila atë ditë e kishte kënduar hymnin e flamurit. 
Përballë tyre dhe të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, janë të rreshtuar qindra eprorë dhe ushtarë. Në mesin e të cilëve bejnë pjesë edhe personalitetet më të spikatura të luftës dhe Betejës së mëvonshme të Kosharës, Herojt, Sali Çekaj dhe Agim Ramadani./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat