G20: Delegacionet e shteteve më të fuqishme garojnë për hotelet më të mira, a e refuzoi ky hotel presidentin Trump?

Lajme

G20: Delegacionet e shteteve më të fuqishme garojnë për hotelet më të mira, a e refuzoi ky hotel presidentin Trump?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 prill 2017 Në ora: 19:15
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan nuk ka vetëm probleme me politikën globale, por edhe me pune administrative. Ai akoma nuk gjen dhomë fjetjeje në Hamburg.

Hoteli „Vier Jahreszeiten“ në Hambueg nuk ka pranuar të strehojë delegacionin amerikan, shkruan media e njohur e këtij qyteti „Hamburger Abendblatt“. Hoteli në fjalë ka marrë një ofertë nga SHBA, megjithatë e kanë refuzuar.

Kohë e shkurtër, për të gjetur hotelin më të mirë!

Arsyeja: Kërkesa për hotelet më të mira ka filluar prej kohësh, ku 20 përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme duhet të vendosen në qytetin verior. 9000 dhoma janë rezervuar nga 6 deri në 9 korrik!

Kush flen ku në Hamburg?
Kancelarja Angela Merkel (62, CDU) me delegacionin e saj do vendosen në hotelin Atlantic Kempinski.

Hilton-Hotel „Curio“ do pranojë përfaqësuesit e Brazilit, Britaninë e madhe, Vietnamit dhe Indisë.

Kinezët do vendosen në „Grand Elysée“.

Arabia Saudite në filharmoninë e „Westin“.

Sipas medias hamburgase, rusët akoma nuk kanë rezervuar ndërsa në kërkim janë edhe amerikanët - por ata kanë pasur interes për „Vier Jahreszeiten“. Megjithatë Trump ka dhimbje si Putini. Hotelet me pesë yje janë drejt përfundimit, ndërsa shumë delegacione janë në kërkim të hoteleve.

Kjo mund të sjell që delegacioni amerikan të vendoset në Berlin dhe të fluturojë gjatë takimeve në Hamburg./Bota sot

Image
Arritja e Sekretarit amerikan i Shtetit John Kerry në hotel "Four Seasons" në dhjetor 2016
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat