Presidenti i vendit Hashim Thaçi duket se fillon ditën ndryshe nga që mendohet.
Ai që në mëngjes është parë të ketë vizituar një nga qendrat e fitnesit në kryeqytet.
Këtë e dëshmon dhe një fotografi e trajnerit personal të Presidentit Thaçi, Ari Godanci, të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në facebook.
Kjo nuk është dita e vetme që presidenti gjen veten në një nga qendrat e sportit në vend, ka dhe hera të tjera që Thaçi qëndron aktiv duke i kushtuar rëndësi të madhe fizikut të tij.