Bie nga një shkëmb, 58-vjeçari transportohet me helikoptër në Tiranë

Lajme

Bie nga një shkëmb, 58-vjeçari transportohet me helikoptër në Tiranë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 17:23
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Polis Vilan ku një person ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një masivi shkëmbor.

I lënduari është transportuar drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Mësohet se i plagosuri është Liman Muzhaqi 58 vjeç, ndërsa është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt spitalit të Traumës, pasi transporti me ambulancë është i pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Paraprakisht mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat