Gjenerali portugez kritikon ushtrinë për largimin e trupave nga Kosova

Lajme

Gjenerali portugez kritikon ushtrinë për largimin e trupave nga Kosova

Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:41
Faria Menezes

Komandanti operativ i Ushtrisë së Portugalisë, gjeneral-lejtnant Faria Menezes po kritikon fuqishëm vendimin e ushtrisë për t’i dhënë fund misionit në Kosovë, i cili përfundoi më 28 prill.

Faria Menezes përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj një botimi nga zyrtari operacional i ushtrisë portugeze, Miguel Machado, i cili publikoi një seri artikujsh mbi misionin e kësaj force ushtarake në Kosovë dhe vendimin për tu tërhequr nga Kosova, raporton gazeta portugeze Jornal de Noticias.

Për gjeneral-lejtnant Faria Menezes, komandant i forcave tokësore, largimi nga Kosova është një “vendim politik, me pak ose aspak debat në medie ose në parlament, që vendos ushtrinë portugeze jashtë operacioneve të NATO-s”.

Ushtaraku Menezes gjithashtu vë në dukje se vendimi për t’i dhënë fund misionit në Kosovë “domosdoshmërisht do të ketë pasoja dhe pasoja për ushtrinë”.

Faria Menezes theksoi “kontributin e mrekullueshëm për 21 vite” të ushtarëve portugez në operacionet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat