Behgjet Pacolli publikon foto nga aeroporti i Prishtinës, por ky detaj e ka habitur!

Lajme

Behgjet Pacolli publikon foto nga aeroporti i Prishtinës, por ky detaj e ka habitur!

Nga: P.R Më: 2 maj 2017 Në ora: 18:52
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një foto të postuar në facebook, ka publikuar një detaj nga aeroporti i Prishtinës, që sipas Pacollit e bën që aeroporti i Prishtinës si mos të ishte fare i Kosovës.

“Nëse ju ka rënë në sy, sigurisht do të ndani me mua hidhërimin tuaj. Aeroporti i Prishtinës sot mban mbishkrimin "Pristina International Airport", pra Prishtina shkruhet me "S" e jo me "Sh". Poashtu, mungon mbishkrimi në shqip. "Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës". A thua ata të PPP-së që e kanë nën kujdes dhe monitorojnë këtë aeroport janë interesuar ndonjëherë për këtë mungesë serioze, apo??”, shkruan Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

Image
Foto e postuar nga Pacolli.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat