"Bota sot" ju sqaron udhëtimin e parë jashtë shtetit të presidentit Trump

Lajme

"Bota sot" ju sqaron udhëtimin e parë jashtë shtetit të presidentit Trump

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 maj 2017 Në ora: 21:32
Presidenti Donald Trump

Vizita e parë e presidentit Donald Trump në cilësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do jetë në Rijad të Arabisë Saudite, këtë të premte, shkruan “Bota sot”. Në Rijad presidenti Trump do takohet me mbretin saudian Salman dhe do drekojë me 50 shefa të qeverive muslimane (me gjasë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës) dhe do mbajë një fjalim drejtuar kombeve muslimane. Nga atje do udhëtojë drejt qendrës së tre religjioneve monotoiste Jeruzalem, më pas drejt Vatikanit dhe në fund në takimin e NATO dhe G8, ku pritet edhe takimi i shumpritur me Vladimir Putinin.

Këto takime vijnë pas akuzave të rënda të Shtëpisë së Bardhë që duhet të ketë liferuar dokumenta sekrete me burime nga Izraeli në drejtim të Rusisë, si dhe takime me një shtet si Arabia Saudite që ka mjaft probleme në politikën e jashtme. Ekspertët gjithashtu mendojnë se takimet do sqarojnë politikën e administratës amerikane kundrejt Rusisë sa i takon Sirisë, ku njëherë paraqitej si partnere e rusëve dhe më pas si kundërshtarëve për fatin e dinastisë Assad.

Tre pikat e presidentit Trump në Lindjen e Mesme

Gazeta gjermane “Die Zeit” shkruan se tre pikat kryesore ku mbështetet politika e Donald Trump janë si vijon:

Numri një: “War on terror” mbetet e paprekur dhe e pandryshuar.

Numri dy: Irani mbetet në Aksin e të Këqinjve

Numri tre: Çfarë është mirë për biznes, është padyshim mirë edhe për politikën.

Marrëveshja e armatimit ushtarak të Arabisë Saudite nga SHBA me vlerë 100 miliard dollarë dhe politika e jashtme e dy shteteve kundër Iranit duket se ka bashkuar më shumë se kurrë dy vendet.

Do shohim se çfarë do thotë Papa Francesku në lidhje me këto zhvillime të rëndësishme të javës së ardhshme./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat