Labinot Tahirit i thyhet vetura

Lajme

Labinot Tahirit i thyhet vetura

Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:08
Labinot Tahiri

Këngëtar, tashmë i shndërruar në politikan, Labinot Tahiri sot ka përjetuar një episod jo fort të këndshëm.

Mësohet se Labi, i cili është kandidat për deputet nga AKR-ja, i është thyer vetura në Lipjan gjatë një aktiviteti politik.

Ai ka pranuar incidentin duke thënë që atij i është vjedhur një çantë dhe hajduti është kapur nga policia.

Labi ka deklaruar se bëhet fjalë për një vjedhje të zakonshme dhe nuk ka diçka me pikëpmaje politike.

Si rrjedhojë, në polici ai ka thënë se nuk dëshiron të bëj akuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat