Drenori shet veturën, siguron paratë e fushatës

Lajme

Drenori shet veturën, siguron paratë e fushatës

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 23:03
Xhavit Drenori

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori ditë më parë kishte paralajmëruar se e ka vënë në shitjen veturën e tij në mënyrë që t’i përballojë shpenzimet e fushatës elektorale.

Është vetë Drenori ai që ashtu siç kishte paralajmëruar se po e shet veturën përmes postimit në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar edhe për shitjen e veturës së tij Passat.

Ai ka postuar edhe kontratën e shitblerjes ku shihet se vetura e Drenorit është shitur në vlerën prej 7000 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat