Ja sa ka pasuri komandanti i FSK-së

Lajme

Ja sa ka pasuri komandanti i FSK-së

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:42
Rrahman Rama , komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Rrahman Rama , komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka një banesë të cilën e ka vlerësuar 87 mijë euro, një shtëpi në vlerë 70 mijë euro si dhe 4 hektarë tokë që i ka vlerësuar 40 mijë euro.

Gjenerallejtënanti vozitë Audi A-8 e cila kushton 20 mijë euro.

 Rrahman Rama ka deklaruar po ashtu se është aksionar në një fermë e cila është vlerësuar në vlerë 83 mijë euro.

 Komandanti i FSK merr pagë vjetore 18 mijë e 348 euro dhe mëditje në vlerë 2 mijë e 749 euro.

 Në formularin e pasurisë Rama e ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes e cila është veterane e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat