Një tjetër shqiptar nga Kosova vdes në Siri

Lajme

Një tjetër shqiptar nga Kosova vdes në Siri

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 16:51
Ilustrim

Shqiptari nga Kosova Blerim Podvorica raportohet ta ketë vrarë veten derisa me veturën e tij të mbushur me eksploziv, sulmoi një turmë ushtarësh të Assadit në Tedmur të qytetit perëndimor të Sirisë, Homs. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të javës që shkoi.

Vdekjen e kosovarit e ka konfirmuar vetë vëllai i Blerim Podvoricës, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut. 

“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citon një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat