Blerim Grainca siguron ulësen e deputetit edhe për një mandat!

Lajme

Blerim Grainca siguron ulësen e deputetit edhe për një mandat!

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:39
Blerim Grainca

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca është shprehur i bindur se ka arritur që t’i marrë votat e mjaftueshme nga zgjedhjet e 11 qershorit për të siguruar ulësen e deputetit.

Mbështetur në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Grainca thotë se ka rritur të marrë më shumë se 7 mijë vota, pa përfshirë këtu edhe votat me kusht dhe ato nga jashtë, e jo rreth 5 mijë për aq sa raportuan disa media gjatë ditës së djeshme.

“Dje u publikua një lajm në disa portale se unë kam marrë rreth 4.900 vota gjë që është jo e vërtetë, sepse përafërsisht aq vota kam vetëm në Ferizaj. Nëse ju referohemi të dhënave të publikuar nga KQZ unë pa votat me kusht dhe ato nga jashtë i bie t’i kem rreth 7300 vota”, tha ai.

Më tej, ai deklaroi se publikimi i rezultateve zgjedhore pa konfirmim zyrtar, nga disa media, nuk kontribuojnë në procesin e numërimit të tyre.

“Këto të dhëna janë ose jo të plota ose spekulime”, shtoi ai.

Grainca, ishte deputet i Parlamentit të Kosovës edhe gjatë legjislaturës së kaluar.

LDK-ja në këto zgjedhje garoi në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat