FSK vazhdon kërkimin deri në gjetjen e kampionit Sali Gërqina

Lajme

FSK vazhdon kërkimin deri në gjetjen e kampionit Sali Gërqina

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 09:13
Ura e Shenjtë

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të vazhdojnë edhe sot kërkimet me njësitë e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.

Zëdhënësja e FSK-së, Remzije Zeqiraj, ka thënë se ekipet e shpëtimit të FSK-së do të vazhdojnë sot deri në orët e vona.

“FSK do të vazhdojë edhe sot kërkimin e trupit në fjalë deri në gjetjen e tij ose deri në orët e vona”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat