Dhunon gruan në lokalin e tij, poston videon në Facebook

Lajme

Dhunon gruan në lokalin e tij, poston videon në Facebook

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 10:29
Pamje nga video

Një pronar pub-i në Londër është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit është shfaqur në profilin e tij në Facebook.

42-vjeçari Tim Sheahan shihet duke u përfshirë në një sherr me disa burra në barin e lokalit. Më pas, Sheahan kap nga flokët gruan e tij, Jurgita Janusauskiene  dhe e tërheq disa metra.

Nuk dihet si dhe pse ky regjistrim është postuar në faqen e Facebook-ut të 42-vjeçarit.

Policia e ka arrestuar burrin dhe po heton ngjarjen, por mendohet se motivi i sherrit ishte xhelozia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat