Qëllohet dhe lihet të vdesë në rrugë

Lajme

Qëllohet dhe lihet të vdesë në rrugë

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 14:39
Kristita Padual

Një moment po shijonte një mbrëmje jashtë në Manila duke ngrënë darkë me miqtë. Momentin tjetër e vdekur, e vrarë me një plumb të vetëm në zemër, e paaftë qoftë për të rënë nga karrigia ku qëndronte e ulur…

E papritur, brutale dhe e pa shpjegueshme, për shumë në Filipine vrasja e 29 – vjeçares Kristita Padual, nga dy persona të maskuar e të armatosur, përmblodhi luftën e vendit ndaj drogës, në një moment të vetëm.

Deri më sot, më shumë se katër mua më vonë, familja e saj nuk ka asnjë ide se përse u vra. Policia thotë se në trupin e saj kishin gjetur një sasi meth (lloj droge), megjithatë kjo nuk u provua kurrë. Disa besojnë se ajo u qëllua pasi kishte qenë dëshmitare e një vrasjeje tjetër të ndodhur në rrugë. E vërteta e hidhur është diçka që prindërit e saj me gjasë nuk do ta mësojnë kurrë.

Vetëm gjatë vitit të shkuar, më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e fushatës së përgjakshme kundër drogës, që nisi me zgjedhjen e presidentit Rodrigo Duterte. Pasi i dha policisë të drejtën për të qëlluar shpërndarësit e drogës kurdo që e shihnin të arsyeshme, ai inkurajoi në mënyrë aktive civilët që të ekzekutojnë si trafikatët ashtu edhe përdoruesit që jetojnë mes tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat