Vdes ish- eprori i UÇK-së

Lajme

Vdes ish- eprori i UÇK-së

Nga: B.S Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:42
Eprori i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës- TMK, Naser Miftari

Eprori i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës- TMK, Naser Miftari, ka vdekur sot.

Miftari kishte jetuar në kurbet, mirëpo gjatë kohës së luftës bashkë me familjarin e tij, Naim Miftarin kishin ardhur në Kosovë si vullnetarë të parë për ta mbrojtur atdheun dhe për t’iu bashkangjitur luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas luftëtarëve të UÇK-së, Naser Miftari, ishte zemër mirë, trim gjatë luftës, bujar, i qetë dhe këshillues.

Miftari do të varroset sot në fshatin Bequk në ora 19:00. /BS.

Image
Naser Miftari në vitin 1998
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat