KEC hap projektin për rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para

Lajme

KEC hap projektin për rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 07:42
Ilustrim

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) mban sot konferencë, me rastin e hapjes së projektit që ka për qëllim rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para.

Për të arritur këtë do të pajisen 800 shkolla më 3700 sete librash atraktive, nga të cilat do të përfitojnë 48000 fëmijë në Kosovë dhe Maqedoni. Donator i projektit është  Fondacionin MoneyGram.

Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Majlinda Kelmendi, ambasadore e MoneyGram, e cila do të takojë fëmijët dhe do t’iu tregojë për rëndësinë e edukimit dhe gjithashtu do të u japë mësime të xhudos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat