Vuçiq: Serbia ka marrë masat për ekstradimin e Ballistit

Lajme

Vuçiq: Serbia ka marrë masat për ekstradimin e Ballistit

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 18:16
Ballisti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar mundësinë e ekstradimit të Ismail Morinës, të njohur si “Ballisti”, në Serbi, pas ndalimit të tij në Kroaci.

Morina u ndal në Kroaci pas një kërkese për arrest nga Serbia, për shkak se ai dyshohet të ketë përdorur dronin e famshëm që nxiti përplasjet në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, në tetor të 2014-s në kualifikimet për Euro 2016.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e “Ballistit”.

“Ne kemi bërë gjithçka që është dashur. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve.”, ka deklaruar Vuçiq për mediat serbe duke shtuar se për “kryesit e veprave penale nuk dëshiron të komentojë më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat