Këta deputetë janë ish anëtarë të SHIK-ut, përfshirë edhe një deputete

Lajme

Këta deputetë janë ish anëtarë të SHIK-ut, përfshirë edhe një deputete

Nga: Bota sot Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:03
Foto ilustrim/Bota sot

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është një ndër më të përmendurit rreth SHIK-ut. Ai ishte kreu i kësaj organizate, ndërsa disa bashkëpartiakë të tij ishin edhe anëtarë.

Ish anëtari i SHIK-ut dhe ish pjesëtarë i UÇK-së, Naim Miftari ka numëruar disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si ish anëtarë të kësaj organizate.

Sipas tij, të gjithë këta deputetë kanë marrë këto pozita me ndihmën e SHIK-ut dhe komisionerëve të tyre.

“Dhe  pothujase  të  gjithë  tjerët  që s’kanë  qenë  pjesë  e  SHIK-ut  por  kanë konkuruar dhe  janë  bërë deputetë me ndihmën e rrethit  të SHIK-ut, janë zgjedh deputet ë me  ndihmën  e  SHIK-ut  dhe  komisionerëve të tyre”, thekson Miftari.

Ai thotë se ngjashëm sikurse SHIK-u dikur, tash PDK-ja i afirmon deputetët që të jenë të dëgjushëm për Presidentin Hashim Thaçi, dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

“Pas  ShIK-ut, PDK i afirmon  deputetët  që të jenë të dëgjueshëm  për shefat Hashimin  dhe Kadri Veselin. Edhe ashtu në PDK s’ka tjerë  shefa pos edhe Xhavit Haliti”, thekson ai.

Sipas Miftarit, këta deputetë janë ish anëtarë të SHIK-ut:

Kadri Veseli – PDK

Xhavit Haliti – PDK

Evgjeni Thaçi – Dragusha- PDK

Bekim Haxhiu – PDK

Fatmir Xhelili – PDK

Elmi Reçica – PDK

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat