Rrëfimet e tmerrshme të grave që iu arratisën skllavërisë nga duart e ISIS

Lajme

Rrëfimet e tmerrshme të grave që iu arratisën skllavërisë nga duart e ISIS

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:19
Grupi militant kishte uzurpuar qytetin gushtin e vitit 2014- duke vrarë dhe skllavëruar një numër të madh të minoritetit fetar Yazidi në atë që u bë e njohur si Masakra e Yazidi-it.

Mijëra Yazidi u strehuan në Malin Sinjar. Në fshat, burra, fëmijë dhe gra të moshuara u vranë, ndërsa mijëragra të reja u morën peng, përdhunuan dhe u shitën si skllave. Nga afër, historinë e ndoqi një fotoreportere kurde, e quajtur Seivan Salim. Në një kamp refugjatësh, muaj pas masakrës, ajo u njoh me disa nga gratë që kishin mundur të arratiseshin prej skllavërisë dhe u trondit aq shumë nga historitë e tyre sa e kuptoi se duhej të bënte diçka, gjithçka, për ta nxjerrë padrejtësinë në dritë

Nga: Coburn Dukehart/ National Geographic

Në mes të nëntorit  forcat kurde, të mbështetura nga avionët luftarakë amerikanë, ia dolën të përzënë luftëtarët e ISIS nga qyteti i Irakut, Sinjar. Grupi militant kishte uzurpuar qytetin gushtin e vitit 2014- duke vrarë dhe skllavëruar një numër të madh të minoritetit fetar Yazidi në atë që u bë e njohur si Masakra e Yazidi-it.

Mijëra Yazidi u strehuan në Malin Sinjar, ku u përballën me kushte të pashpresa ndërsa prisnin për shpëtim. Në fshat, burra, fëmijë dhe gra të moshuara u vranë, ndërsa mijëra gra të reja u morën peng, përdhunuan dhe u shitën si skllave.

Nga afër, historinë e ndoqi një fotoreportere kurde, e  quajtur Seivan Salim, e lindur në Irak por e detyruar të largohej qysh fëmijë. Në një kamp refugjatësh, muaj pas masakrës, ajo u njoh me disa nga gratë që kishin mundur të arratiseshin prej skllavërisë dhe u trondit aq shumë nga historitë e tyre sa e kuptoi se duhej të bënte diçka, gjithçka, për ta nxjerrë padrejtësinë në dritë.

Portret i një gruaje Yazidi, mbajtur skllave nga ISIS

Syhan, 30 vjeç

Nga: Kojo, rajoni Sinjar

Data e marrjes peng: 15/08/ 2014

Kohëzgjatje e pengmarrjes: 10 muaj

Syhan mbeti shtatzënë gjatë pengmarrjes dhe u arratis kur ishte në muajin e tetë. Qëndroi në Turqi për dy muaj derisa foshnja lindi. U kthye në Irakun e Veriut, por nuk qe në gjendje ta sillte fosshnjën me vete ngaTurqia. Ajo nuk e di ku ndodhet tani.

Shënim i fotografes: Detajet identifikuesetë vajzave janë fshehur, emrat janë ndryshuar dhe tipare apo dizajne identifikuese si tatuazhe janëfshirë në mënyrë që të ishin sa më të sigurta.

Fotot e Salim-it si edhe historitë intime të rrëfyera prej grave janë paraqitur në “Të arratisura”, një projekt i thellë dhe tronditës që është pjesë e “Harta e Zhvendosjes”, një projekt i gjerë onlinë që rrëfen histori i ndërtuar nga agjencia Metrography si edhe shumë shkrimtarë në të gjithë botën.

“Secila prej historive të tyre ishte tragjike. Vuajtja e tyre shumë e madhe”-thotë Salim. “Ndjeva se ishte detyra ime ta tregoja, si një grua kurde dhe një fotoreportere që mund të lidhet me të në gjuhën e tyre. Bota duhet ta dijë çfarë po u ndodh atyre vajzave që mbahen ende peng”.

Portret i një gruaje Yazidi, mbajtur skllave nga ISIS

Jihan, 20 vjeç

Nga: Sinon, zona Sinjar

Dita e pengmarrjes: 04/08/2014

Kohëzgjatja: 10 muaj

“Më futën mua dhe 14 vajzat e tjera në një kamion dhe na çuan në Mosul. Ishim të gjitha të reja dhe simpatike. Nuk qëndruam gjatë atje; na çuan në një fshat të vogël ku qëndruam për 15 ditë. Kushtet atje ishin të tmerrshme. Na futën në një dhomë të qelbur dhe u sëmurëm të gjitha. Pastaj na çuan në Raqqa, në Siri. Na thanë se do na shisnin, disave si nuse për luftëtarët. Ishte një i nxehtë i padurueshëm dhe ishin 150 prej nesh në një shtëpi pa dritare, pa ajër. Një pasdite rreth 20 burra hynë në shtëpi dhe nisën të na rrahin. Na ulëritën se ishim skllavet e tyre dhe duhet t’u bindeshim dhe të bënim gjithçka na thuhej të bënim. Na thanë se do na ndëshkonin , por nuk do të na vrisnin kurrë sepse parapëlqenin të na torturonin”.

Përpara se t’i fotografonte, Salim dëgjoi rrëfimet e tyre. Shumë ishin tejet të traumatizuara për të folur se ç’u kishte ndodhur. Disa ishin shitur disa herë. Disa kishin mbetur shtatzëna prej pengmarrësve të tyre. Shumë prej familjeve të tyre ishin vrarë.

Portret i një gruaje Yazidi mbajtur si skllave nga ISIS

Delvin, 27 vjeç

Nga : Kojo, Sinjar

Data e rrëmbimit: 15/08/2014

Kohëzgjatja: Katër muaj

“Ato i ndanë gratë nga të tjerat dhe na çuan në një shkollë, ku qëndruam për dy muaj. Më pas na lëvizën në vende të ndryshme. Nuk e di saktë se ku. Në fund mbërritëm në Raqqa, në Siri. Pas 12 ditësh më dërguan në një familje siriane. Isha shtatzënë dhe kisha fëmijë të tjerë më vete. Ishin mizorë ndaj nesh. Edhe pse isha shtatzënë ata më rrihnin dhe përpiqeshin të bënin seks me mua. Nëse nuk pranoja të bëja seks me burrat e familjes, më detyronin gjithsesi. Më përdhunonin pambarim. Më shitën sërish. Kësaj here në Arabi Saudite. Morën një nga djemtë që ishte me mua për ta trajnuar si jihadi. Nuk e pashë më kurrë. Qëndrova atje për një muaj e gjysmë. Lëviza sërish në një qytet tjetër, ku lindi foshnja ime. Edhe atje më përdhunuan, pavarësisht faktit se sapo kisha lindur”. Ajo i premtoi anonimat atyre që ishin dakord të fotografoheshin dhe kërkuan leje t’i paraqisnin në fustane nusërie tradicionale të Yazid-ëve. “Tradicionalisht dhe nga ana religjioze, e drejta për të bërë seks është vetëm pas martese. E drejta u vodh nga ISIS”-thotë Salim. “Doja të thosha se ato janë ende të qashtërtaa dhe të pastra të zemër”.

Portret i një gruaje Yazidi, mbajtur skllave nga ISIS

Muna, 18 vjeç

Nga: Kojo, Sinjar

Data e rrëmbimit: 15/08/2014

Kohëzgjatja: Katër muaj

“ISIS më detyroi të shkoja me ta kur isha në Tal Afar. Ata më thanë: “Nëse nuk vjen me ne, do ua presim kokat dy vëllezërve të tu më të vegjël”. Kështu shkova me një burrë në Mosul. Punova për familjen e tij si skllave. Më detyroi të konvertohesha në Islam. Megjithëse kishte grua dhe familje , më përdhunonte vazhdimisht. ISIS ka ende pesë anëtarë të familjes sime dhe nuk di ku janë apo në janë më gjallë”. Edhe kur ajo erdhi me konceptin, për të përdorur fustanin e bardhë si një sfidë, shumë njerëz kishin humbur gjithçka ndërsa arratiseshin nga ISIS. Por në fund ajo gjeti një fustan përmes një familjeje që kishte mundur të kthehej në shtëpi e të shpëtonte disa sende. Duke qenë se kishte vetëm një fustan, për secilin portret Salim ndryshoi shallin, rripin dhe stilin për ta bërë unike për secilën grua.

Portret i një gruaje Yazidi e mbajtur skllave nga ISIS

Dlo, 20 vjeç

Nga: Kojo, Sinjar

Data e rrëmbimit: 08/15/2014

Kohëzgjatja: Tetë muaj

“Ishte ora 11 e paradites kur ISIS erdhi në fshatin tonë, ndërsa po hanim drekë. Erdhën në shtëpi, na mbërthyen dhe na çuan te shkolla. Ndanë burrat, gratë dhe vajzat. Nuk e dinim ç’do u ndodhte burrave. Nuk e dinim se do i vrisnin të gjithë. Na çuan në Tal Afar bashkë me vajzat e tjera. Ushtarët e ISIS vinin nëpër shtëpi për të përzgjedhur vajzat për kënaqësinë e tyre dhe i merrnin me vete”.

“Puna në këtë projekt u bë pasioni im dhe do të punoj sa më shumë që mundem”-thotë ajo.

“Vuajtjet e tyre nuk duhen falur as duhen harruar. Nuk mund të kuptoj sesi disa njerëz duhen të vuajnë në këtë shekull për stilin e tyre të adhurimit. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë më shumë se çfarë është vërtet ISIS nga këto dëshmi”.

Portret i një gruaje Yazidi mbajtur peng nga ISIS

Qaliya, 21vjeç

Nga: Talqasab, Sinjar

Data e rrëmbimit: 08/03/2014

Kohëzgjatja: dhjetë muaj

“Kur isha në Mosul, u përpoqa të arratisesha duke vrapuar në malin Sinjar. Gjeta një shtëpi të vogël të zbrazët ku u ula dhe prita, por ata erdhën të më kërkonin dhe më gjetën. Një burrë pyeti ” Përse ike? Ke frikë se të vrasim?” Ua ktheva se parapëlqeja të vdisja. Më kthyen në shtëpinë e rrëmbyesit tim dhe ai më shtyu brenda një dhome, mbylli derën dhe nisi të më kamxhikonte. Pas kësaj më rrahu me një kabllo dhe më pas më kapi këmbët dhe më vari nga këmbët në ventilatorin në tavan dhe pastaj nisi të më godasë sërish. Më uli poshtë dhe më tha se ndëshkimi im do të vijonte për tri ditë radhazi dhe nuk do të më jepte as për të ngrënë e as për të pirë. Ai më tha gjithashtu se po të ikja sërish do të më lidhte në dy makina dhe do  të më ndante më dysh. Pas tri ditësh më la të dilja nga dhoma”.

Seivan Salim u largua nga Iraku mefamiljen e saj kur ishte ende foshnjë. U rrit në Iran dhe u kthye në Irak më 2012 -ën. Punoi për një medie lokale kurde më 2013 dhe tani punon si fotografe freelance, duke bërë foto për AP dhe bashkëpunon me agjencinë fotografike Metrography.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat