Bilall Kasami me Shpend Ahmetin, Aliu me Destanin e Pacollin bënë tifo për “Shkëndijën”

Lajme

Bilall Kasami me Shpend Ahmetin, Aliu me Destanin e Pacollin bënë tifo për “Shkëndijën”

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 00:51
Destani, Pacolli dhe Ahmeti

Kryetari i Qytetit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes “Besa”, Biall Kasami mbreme në “Telekom Arena” në Shkup kane ndjekur ndeshjen fudbolistike Shkëndija-Milan.

Kreu i Prishtinës edhe në ndeshjen e parë midis Milanit dhe Shkëndijës ishte nisur drejt Milanos për të ndjekur ekipin e tij të zemrës Shkëndijën e Tetovës por për shkak të disa procedurave birokratike ai u ndalë për disa orë në aeorportin e Milanos.

Image

Për të ndjekur nga afër ndeshjen fudobllistike Shkëndija – Milan, në “Telekom Arena” në Shkup ka ardhur edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Ai është shoqëruar nga presidenti i Klubit Fudbolistik “Shkëndija”, Lazim Destani dhe Behgjet Pacollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat