“VV-ja të distancohet nga gjuha e urrejtjes ose të deklarohet se pajtohet që Izraeli të zhduket nga faqja e dheut”

Lajme

“VV-ja të distancohet nga gjuha e urrejtjes ose të deklarohet se pajtohet që Izraeli të zhduket nga faqja e dheut”

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:18
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se Vetëvendosje duhet të distancohet nga deklaratat antisemite dhe gjuha e urrejtjes që e ka përdorur kandidati i kësaj partie për kryetar të Rahovecit.

Sipas Mushkolajt në të kundërtën VV-ja të deklarohet se pajtohet që shteti i Izraelit të zhduket nga faqja e dheut.

“Vetëvendosja ose duhet të distancohet nga deklarata antisemite dhe gjuha e urrejtjes e përdorur nga kandidati i saj për kryetar të Rahovecit, ose të deklarohet se pajtohet që shteti i Izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat