Komandanti i FSK-së pritet me ceremoni ushtarake në Ankara

Lajme

Komandanti i FSK-së pritet me ceremoni ushtarake në Ankara

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:22
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale.

Pas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluan një takim të mbyllur për media, raporton AA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat