Panik në Aeroportin e Prishtinës, ja çka ndodhi me një aeroplan

Lajme

Panik në Aeroportin e Prishtinës, ja çka ndodhi me një aeroplan

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Raportimet se një aeroplan ka hasur në ngrica në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” zëdhënësja e aeroportit, Valetina Gara i ka quajtura të pavërteta.

Gara, ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngrica në pistën e aeroportit por që aeroplani në fjalë ka hasur në një sulm zogjësh.

Ajo tutje tha se udhëtarët të cilët do të udhëtojnë me këtë kompani, do të kenë vonesa në nisje.

“Fluturimi i Swiss gjatë aterimit ka hasur në sulm zogjësh dhe jo për shkak të motit. Dhe për këtë arsye ka vonesë në nisje. Për çdo informatë shtesë në realizimin e fluturimit lusim udhëtarët të jenë në kontakt me kompaninë ajrore në fjalë”, ka thënë Gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat