Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nesër për vizitë në Shkup

Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nesër për vizitë në Shkup

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 15:31
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Bexhet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, nesër do të ketë vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni.

Përveç takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ministri Pacolli do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Pritet që në takime të bëhet këmbimi i mendimeve për çështjet me interes për përbashkët, me theks të intensivimit të bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik dhe politik, veçmas në bashkëpunimin infrastrukturor dhe energjetik. Vizita do të shfrytëzohet edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, por edhe për bashkëpunimin në korniza të organizatave multikulturore dhe rajonale”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat