Radosavleviq: Formimi i FAK-ut duke anashkaluar Kushtetutën, është i papranueshëm

Lajme

Radosavleviq: Formimi i FAK-ut duke anashkaluar Kushtetutën, është i papranueshëm

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 12:27
Pamje nga debati i organizuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Qendra për Kërkime Kosovare të Sigurisë.

Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë ekzekutive nga Iniciativa e Re Sociale në Mitrovicën e Veriut theksoi se anashkalimi i Kushtetutës së Kosovës sa i përket shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura do të ishte i papranueshëm dhe do të dërgonte mesazh negativ në të gjithë shoqërinë.

“Prania e NATO-s dhe e KFOR-it është e mirë dhe vet këta dy paraqesin sigurinë në Kosovë”  tha ajo. Sipas saj ende nuk ka kaluar shumë kohë nga konflikti dhe është e domosdoshme të merren parasysh të gjitha frikat dhe në këtë mënyrë të vij deri te pajtimi. Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës nuk ka arrit që ta përfshij komunitetin serb në dialog sa i përket kësaj çështje.

Këtë deklaratë ajo e ka thënë në debatin e organizuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Qendra për Kërkime Kosovare të Sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat