ANP ngushëllon familjen Zymberi për vdekjen e punëtorit të tyre

Lajme

ANP ngushëllon familjen Zymberi për vdekjen e punëtorit të tyre

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 15:00
Gent Zymberi

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i shpreh ngushëllime familjes së punëtorit të tij i cili sot është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës.

“Kolegu ynë G. Zymberi ndërroi jetë në vendin e tij të punës. Angazhimi i tij qe nga 2010-ta ishte me vullnet dhe me përpjekje për të dhënë më të mirën nga ana e tij, në shërbimin e Teknologjisë Informative në ANP, si njëri ndër punonjësit më të zellshëm të kompanisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Aeroportit.

29 vjeçari Gent Zymberi është gjetur i vdekur sot në vendin e tij të punës ndërsa policia  këtë rast deri më tani e vlerëson si ‘vdekje e dyshimtë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat