Kryeministri belg uron Haradinajn

Lajme

Kryeministri belg uron Haradinajn

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka uruar Ramush Haradinajn me rastin e marrjes së postit të kreut të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Belgjika shpreson që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në thellimin e marrëdhënieve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

“Në emër të Qeverisë së Belgjikës, ju dëshiroj sukseset më të mira, veçanërisht në konsolidim të institucioneve, të sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës, po ashtu në fuqizimin e stabilitetit të shtetit tuaj, si dhe në thellimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në urim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat