Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim te shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

Lajme

Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim te shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat, të cilin e njoftoi me të arriturat në Kosovë, rritjen e mirëqenies dhe proceset demokratike.

Haradinaj, po ashtu kërkoi nga diplomati saudit ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në udhëheqje të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat