Institucioni sqaron arsyen e bartjes së lakrave me veturë zyrtare

Lajme

Institucioni sqaron arsyen e bartjes së lakrave me veturë zyrtare

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 07:35
Bartja e lakrave me veture zyrtare

Raportimet në media që shfaqën një veturë zyrtare teksa bënte bartjen e lakrave ka bërë që të reagojë, institucioni përkatës.

Vetura ka qenë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky është sqarimi i tyre:

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të programeve rehabilituese ka edhe agrikulturen ku kultivon perime të ndryshme për nevoja të kuzhinave te institucioneve Korrektuese. Në kuadër të saj Qendra Korrektuese në Smrekonice bënë edhe shpërndarjen e perimeve të ndryshme nëpër qendrat tjera Korrektuese, rasti konkret është edhe lajmi që është publikuar neper disa media sot ku shihet vetura Toyota me targa 3Z 024 05 e cila është në pronësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Me qellim të informimit të drejtë për opinionin , kjo veturë zyrtare ka qenë duke bërë bartjen e lakrave për në kuzhinën e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan  nga ajo e Smrekonices.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat