Mbështetësit e Thaçit në Koshare më 1999 “kërcënonin”: Kush e hek fotografinë, iu ç... nana!

Lajme

Mbështetësit e Thaçit në Koshare më 1999 “kërcënonin”: Kush e hek fotografinë, iu ç... nana!

Nga: Bota Sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:26
Fotografia e Hashim Thaçit, e vendosur në një shtëpi në rrethinën e Koshares, ku shaheshin me nënë ata që do ta largonin nga aty. Foto: Bota sot

Gazeta kombëtare “Bota sot”, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte dërguar gazetarë të saj në terren për të raportuar për ngjarjet. Naim Kelmendi dhe Muhamet Çeta, ishin dy nga gazetarët që raportonin nga terreni i Koshares, atje ku në vitin 1999, u zhvillua ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ekipi i gazetës, kishte hasur në një shtëpi të vjetër në këtë rrethinë, në të cilën ishin vendosur posterë të ish-liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Image
Fotografia e Hashim Thaçit, e vendosur në një shtëpi në rrethinën e Koshares, ku shaheshin me nënë ata që do ta largonin nga aty. Foto: Bota sot

Përkrahës të tij, kishin lënë një mbishkrim ofendues në muret e kësaj shtëpie, ku “shahej me nënë’, ai që do ta largonte fotografinë nga aty.

Image
Gazetarët e gazetës "Bota sot", Naim Kelmendi dhe Muhamet Çeta në Koshare me ushtarë të UÇK-së. Foto: Bota sot

“Kush e hek fotografinë ju çift nana”, shkruhej në mur poshtë fotografisë së Thaçit./BS

Image
Gazetari Naim Kelmendi dhe Muhamet Çeta, duke intervistuar një pjesëtar të UÇK-së në Koshare, viti 1999. Foto: Bota sot
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat