Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.
Të pandehurit L.P i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej datës 11 dhjetor deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.P është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
I pandehuri L.P dyshohet se më 9 dhjetor në Prishtinë ka privuar nga jeta të miturin SH.P, për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre, andaj për këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë .
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.