Dashuria për të fejuarin shqiptar më lidhi për Kosovën

Lajme

Dashuria për të fejuarin shqiptar më lidhi për Kosovën

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 2 janar 2018 Në ora: 20:40
Profesoresha italiane, Vittoria Berti

Erdhi në Prizren për të punuar me një organizatë jo qeveritare për një vit, por dashuria për të fejuarin nga Prishtina, ia ndërroi mendjen profesoreshës së gjuhës italiane, Vittoria Berti për të qëndruar më gjatë në Kosovë.

Tanimë, ajo jeton në Prishtinë dhe ligjëron italisht në qendrën për gjuhën italiane “Dante”.

Në një intervistë për “Bota sot”, Berti thotë se italianët dhe shqiptarët kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe kjo e bën atë që të ndjehet në Kosovë sikurse në shtëpinë e saj.

“Bota sot”: Zonja Vittoria Berti, si ju ka ardhë në mendje që të vini në Kosovë për t’iu mësuar studentëve gjuhën italiane në shkollën “Dante”?

“Berti”: Unë kam ardhë këtu në Kosovë në vitin 2015 për një shërbim vullnetar me një organizatë joqeveritare italiane. Projekti ka qenë për një vit, por kam vendosur të qëndroj në Kosovë edhe pas përfundimit të projektit. Kështu që nga qyteti i bukur i Prizrenit, jam transferuar në Prishtinë. Me ardhjen time në kryeqytet, sepse jam informuar për shkollën e italishtes “Dante”, kështu që e kam dërguar një CV,  dhe jam përzgjedhur si mësuese e italishtes dhe që një vit jam duke ligjëruar këtu. E kam edhe të fejuarin shqiptar të Kosovës që jeton në Prishtinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat