Shefi i ushtrisë serbe: KFOR-i na ka paralajmëruar për cenim të sigurisë në Kosovë

Lajme

Shefi i ushtrisë serbe: KFOR-i na ka paralajmëruar për cenim të sigurisë në Kosovë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:12
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Ljubisha Dikoviç

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Ljubisha Dikoviç, tha se “në prag të festave të Krishtlindjeve nga KFOR-i, ai mori informacione se në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës mund të ketë cenim të sigurisë”, shkruan novosti.rs.

“Për fat të mirë, për momentin gjithçka është e qetë dhe të qëndrueshme dhe jam i sigurt se forcat e KFOR-it kanë marrë të gjitha masat dhe se do të mbeten kështu”, ka thënë gjenerali Dikoviç.

Dicovic bashkë me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, kanë vizituar Bujanovcin me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat