Lajm i madh për 7 vëllezërit Geci, vijnë në jetë edhe 3 anëtarë të tjerë, bëhen mbi 100 veta

Lajme

Lajm i madh për 7 vëllezërit Geci, vijnë në jetë edhe 3 anëtarë të tjerë, bëhen mbi 100 veta

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:47
Ademi dhe bashkëshortja e tij Fjolla

Familja e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt janë shtuar edhe për 3 veta. Vëllau i madh Halil Geci është bërë gjysh përsëri. Kësaj radhe me 3 mbesa përnjëherë.

Siç merret vesh, djalit të 3-të të Halil Gecit, Ademi dhe bashkëshortes së tij Fjollës, Zoti u aka falur 3 vajza, të cilat kanë ardh në jetë në orët e pasdites së ditës së sotme të 7 janarit.

Botapress ka kontaktuar me Ademin, i cili ka thënë se vajzat janë mirë me shëndet edhe pse ende në inkubator dhe se njëra prej tyre do të mbajë emrin e gjyshes Rabës e cila ndërroi jetë muaj më parë në moshën 90 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat