Pasaporta gjermane më e fuqishmja në botë, kah fundi i listës ndodhet pasaporta kosovare

Lajme

Pasaporta gjermane më e fuqishmja në botë, kah fundi i listës ndodhet pasaporta kosovare

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:44
Pasaportat

Faqja më e njohur në botë për vlerësimin e pasaportave “The Passport Index”, bën rankimin e pasaportave të të gjitha shteteve të botës.

Në këtë faqe, në mekanizëm vlerësimi hyn edhe pasaporta kosovare, përkundër se Kosovën e konsideron vetëm territor e jo shtet, sikurse Taivanin, Macaon, Hong Kongun, Palestinën e Vatikanin.

“The Passport Index” vlerëson pasaportën gjermane si më të fuqishmen në botë. Me këtë pasaportë mund të udhëtosh në 161 shtete të botës pa pasur nevojë për të nxjerr vizë.

Në vendin e dytë hyjnë pasaportat e Singaporit, Danimarkës, Suedisë, Finlandës, Italisë, Francës, Spanjës e Koresë Veriore, me pasaporta të të cilave mund të udhëtosh pa vizë në 160 shtete të botës.

Në vendin e 84-të është renditur pasaporta kosovare. Sipas PI, me pasaportë kosovare mund të udhëtosh në vetëm 42 shtete të botës pa pasur nevojë për vizë. Në po të njëjtin vend qëndron edhe pasaporta Myanmarit.

Më të dobëta se pasaporta kosovare llogaritet të jenë pasaportat e Palestinës, Sudanit Jugor dhe Koresë Veriore, me pasaportat e të cilave mund të udhëtosh pa viza në 40 shtete të botës.

Ndërsa, pasaporta shqiptare qëndron në vendin 48 dhe vlerësohet se me të mund të udhëtosh në 98 vende të botës pa pasur nevojë vize. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat