Shtetasit e Kosovës vazhdojnë të heqin dorë nga nënshtetësia

Lajme

Shtetasit e Kosovës vazhdojnë të heqin dorë nga nënshtetësia

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:02
Pasaporta e Kosovës

Heqja dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës po vazhdon në kontinuitet në gjithë vendin. Në komunën e Prizrenit, ndërkaq thonë se gjatë vitit që mbeti pas kërkesat kanë qenë të mëdha

Ikja e të rinjve nga vendlindja drejtë rrugëve të perëndimit për një jetë më të mirë, vazhdon të mbetet temë aktuale në vend. Ndonëse e dhimbshme, një fenomen i tillë është prezent edhe në komunën e Prizrenitm.

Pranë sporteleve në administratën komunale presin shumë qytetarë, ndërsa ata që bien në sy anë kryesisht të rinj. Disa që nuk dëshirojnë të flasin për media thonë shkurt se “dëshirojnë t’i gjejnë qare vetës pasi që papunësia është fenomen në rritje”.

Ndërsa disa të tjerë që edhe janë të vendosur të heqin dorë nga shtetësia thonë se po e bëjnë për ta siguruar jetën në shtetet perëndimore.

Artani është një i ri nga Prizreni i cili ka të kryer studimet, por thotë se është zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë. I diplomuar ai tani punon si taksist për të krijuar një mirëqenie më të mirë për veten dhe familjen. Kjo pohon ai e ka shtyrë që ta ndërmarrë një hap të tillë, (për heqjen e nënshtetësisë) edhe pse e konsideron  jo të mirë.

Ndërkaq, statistikat e gjendjes civile në komunën e Prizrenit bëjnë me dije se afër treqind kërkesa për heqje dorë nga shtetësia  janë evidentuar vitin që shkoi. E ky fenomen sipas zyrtarit për informim të komunës

Por, Berisha tregon se nuk po mungojnë as kërkesat për shtetësi të Kosovës

Gjatë vitit 2016, ishte dhënë një sinjal për situatë alarmante sa i përket numrit të qytetarëve të cilët kishin kërkuar lirim nga shtetësia  e Kosovës që ishte 325, e që i bie se për vitin 2017 numri është zvogëluar për 35 kërkesa. Ndërsa për vitin 2016 numri i aplikantëve për pajisje me dokumente të shtetësisë së Kosovës ishte 14  ndërsa për vitin 2017 është rritur për 28 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat