E mbyti veten për ditëlindje të djalit, flasin familjarët e gruas nga Vushtrria

Lajme

E mbyti veten për ditëlindje të djalit, flasin familjarët e gruas nga Vushtrria

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:29
Vushtrria

Gjeti dhomën e fjetjes që t’i jap fund jetës. Shukrije Shala, 39 vjeçe nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë me armë në kokë i dha fund jetës mbrëmjen e së martës në shtëpinë e saj. Ajo la pas tre fëmijë, më i madhi 16 e më i vogli 7 vjeç. Trupi i pa jetë pritet që të varroset sot në orët e para të mbrëmjes në varrezat e fshatit Maxhunaj të Vushtrrisë.

Kunati i 39 vjeçares ka thënë se e ndjera (gruaja e vëllait të tij), tash e disa kohë kishte qenë duke përdor ilaçe kundër depresionit. Ai ka thënë se ajo nuk ka pasur ndonjë problem me bashkëshortin dhe se kanë pasur jetë të lumtur familjare.

Kunati, ka rrëfyer për momentin kur e ka gjetur kunatën në dhomën e saj pa shenja jete. Thotë se familjarët kanë qenë në katin e poshtëm të shtëpisë dykatëshe. 39 vjeçarja në dhomën e saj të fjetjes që ndodhej në katin e dytë, e kishte goditur vetën me armë në pjesën e djathtë.

“Në momentin kur e ka kryer aktin ajo ka qenë vet në dhomë. Kur i kemi dëgjuar krismat, kemi shkuar lart edhe e kemi pa. Ajo vuante nga depresioni dhe ka qenë duke përdorë terapi”, thotë ai, shkruan insajderi.

Familja ka tentuar që ta dërgojë të ndjerën te mjeku për t’i dhënë ndihmë por ajo ka ndërruar jetë porsa ishte futur më mjetin e transportit për t’u dërguar në emergjencë.

“Kemi tentuar me e dërgua te mjeku por posa e futëm në kombi e pamë që ka dhënë shpirt. Aty e kemi lajmërua policinë. Ka ardhur edhe ndihma e shpejtë por nuk ka arrit që të mbijetojë”, ka thënë kunati i 39 vjeçares, që i dha fund jetës në mbrëmjen e së martës.

Por, familjarët kanë treguar se të ndjerës para më shumë se një viti i kishte vdekur një foshnjë nëntë muajsh. Nga ajo kohë ajo nuk ishte ndier mirë me shëndet.

“Një foshnjë 9 muajsh i ka vdek para një viti. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë. Armën ajo e ka gjete në shpi”, thonë tutje familja.

Ndërkohë që një tjetër familjar ka thënë se e ndjera kishte tentuar  edhe disa herë të tjera që t’ia merrte jetën vetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat