Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e Enver Malokut

Lajme

Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e Enver Malokut

Më: 11 janar 2018 Në ora: 07:17
Ibrahim Rugova- Enver Maloku

Sot janë bërë 19 vjet nga vrasja e gazetarit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova

Me këtë rast, anëtarët e Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe te lapidari i tij në ‘Bregun e Diellit’ Prishtinë, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve  të 90-ta, shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat